Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ministri rus Sergei Lavrov zbulon “zanafillën” e luftës në Ukrainë: SHBA dhe aleatët mendonin se mund të vendosnin fatet e gjithë njerëzimit

19:40 / September 20, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ministri i Jashtem i Rusise Sergei Lavrov
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, është shprehur se SHBA dhe aleatët perëndimorë janë fajtorët kryesorë për luftën në Ukrainë.

Komentet Lavrov i bëri gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, që drejtohet nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, Lavrov tha se që pas luftës së Ftohtë, SHBA dhe aleatët perëndimorë mendonin se mund të vendosnin për fatet e gjithë njerëzimit.

Ai tha se Perëndimi ka shkelur shumë marrëveshje ndërkombëtare për t’iu kundërvënë Rusisë, një prej të cilave sipas tij, është edhe marrëveshja e Minskut.

“Për fat të keq, pas luftës së ftohtë, Perëndimi mendonte se mund të vendoste fatet e të gjithë njerëzimit. Iu janë kthyer normave selektive, kjo ka çuar në tronditje të stabilitetit politik, që ka çuar në çeljen e vatrave të konfliktit.

Veprimet e SHBA dhe aleatëve kanë shënuar shkelje qysh prej rënies së Bashkimit Sovjetik, vendet satellite të SHBA-së kanë ndërhyrë në çështje të ndryshme.

Ka pasur përpjekje për kandidatë pro-amerikanë në Kiev, që Ukraina të miratojë një raund të tretë zgjedhjesh dhe ndërhyrje në çështjet e brendshme të vendit.

Të gjithëve na kujtohen 2 fjalët e Nuland dhe më pas individë që u bënë pjesë e sulmeve brutale. Parimi i mosndërhyrjes në çështjet e brendshme, puçistët vendosën që të mohonin rusisht-folësit në vend. Ukraina ka mbyllur sytë ndaj këtyre gjërave, në përpjekje për t’i paraqitur si shkelje të tërësisë territoriale. Fakti që nazistët ukrainas morën pushtetin në Kiev, nuk përfaqësonin popullin në Dombas dhe Krime. Përpjekjet e Kievit janë vetëm shkelje e parimit të vetëvendosjes.

Në mënyrë të përsëritur ka pasur kërcënime për asgjësim fizik apo ligjor dhe Perëndimi jo vetëm nuk e ka ndaluar këtë, por e kanë inkurajuar. Kanë inkurajuar që në Estoni dhe Letoni t’i hiqet qindra mijëra rusisht-folësve, e drejta e gjuhës së tyre. Në shkurt të vitit 2015 u arrit marrëveshja e Minskut.

Pra Perëndimi dhe BE kanë ndikuar për minimin e marrëveshjeve të Minskut. Kemi një marrëveshje të Francës, Gjermanisë dhe Ukrainës, ku përcaktohet ngritja e sistemit elektronik në Dombas, por asgjë nuk u bë. U kërkua një marrëveshje 3-palëshe Rusi, Ukrainë dhe BE për të çuar para marrëdhëniet tona, por edhe kjo u minua. Ministrat e Jashtëm thanë që është më mirë 10 vite bisedime sesa 1 ditë luftë.

Dua t’i kujtoj sekretarit të Shtetit se Zelensky nënshkroi një vendim që ndalonte kryerjen e bisedimeve me qeverinë e Putinit. Nëse SHBA ishte e interesuar, do të insistonit që ky vendim i Zelenskyt të anulohet. Ata që bëjnë thirrje për integritet territorial, nuk dinë thelbin e marrëveshjeve të Minskut.

Thirrjet e përsëritura për këtë kontekst në raport me NATO-n, qëndrimi arrogant i SHBA-së që pamë sot, tregojnë mungesë dëshire për diskutime. Ky është neokolonializëm i qartë. SHBA dhe aleatët duan të privatizojnë hapur sekretariatin e Kombeve të Bashkuara”, u shpreh Lavrov.

Rusisë Sergei Lavrov
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.