Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përplasja me ambasadorin rus, Rama ‘yll’ në TikTok! ‘Shpërthen’ platforma e videove

14:45 / September 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ed
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përplasja që kryeministri Edi Rama pati me Rusinë në sytë e të gjithë botës nga tryeza e Këshillit të Sigurimit, pati jehonë të madhe në mediat ndërkombëtare.

Deklarata e tij “ka një zgjidhje për këtë, nëse jeni dakord, ndaloni luftën dhe presidenti Zelensky nuk do ta marrë fjalën”, më shumë se pjesa tjetër e pohimeve të tij, pushtoi titujt e shkrimeve. Këto artikuj raportonin rezistencën që shefi i ekzekutivit, i bëri ambasadorit rus në OKB, Vasily Nebenzia, duke e bërë të humbiste qetësinë.

Nebenzia e cilësoi shkelje praninë e Volodimyr Zelenskyt ne takimin e Këshillit, duke e përshkruar si një hap që krijon rrezik dhe i kërkoi Ramës, si drejtues i seancës tejet të tensionuar, të mos ia jepte të drejtën e fjalës presidentit të Ukrainës.

Por Rama, i njohur tashmë për humorin e tij therës, shkruan Reuters, ia preu shkurt. Komenti i kryeministrit të Shqipërisë nuk pushtoi vetëm mediat tradicionale. Ai praktikisht e ktheu Ramën edhe në një yll në TikTok, ku shpotia e kreut të qeverisë shqiptare ndaj përfaqësuesit të Federatës ruse, u përhap me shpejtësi…

Seanca e Këshillit të Sigurimit, e përqendruar tek lufta në Ukrainë me Shqipërinë kryetare të radhës së organit më të lartë drejtues të Kombeve të Bashkuara, u shënjua nga ngjyrat kuq e zi, jo vetëm prej toneve të qarta rezonuese të Ramës, por edhe pranisë së madhe shqiptare atje.

Ishin katër liderë të tjerë shqiptarë përveç Ramës në takimin e shumëmediatizuar: Presidenti Bajram Begaj, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë i Maliti të Zi, Dritan Abazovic e Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në cilësinë e përfaqësuesit të OSBE-së.

Praninë e këtij të fundit, Nebenzia e kundërshtoi, duke i kërkuar llogari Ramës se mbi çfarë bazë fton në takim Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, në cilësinë e kryetarit të OSBE-së, vetëm që të merrte përgjigjen ironizuese të tij, se ky nuk është një operacion special i Presidencës shqiptare, por praktikë e konsoliduar në Këshillin e Sigurimit.

Përplasja që kryeministri Edi Rama pati me Rusinë në sytë e të gjithë botës nga tryeza e Këshillit të Sigurimit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga 2 nëntori shërbimi i hemodializës i kalon shtetit

16:38 / November 1, 2026

Hyn në fuqi VKM/ Ulet pragu i TVSH-së për biznesin e vogël në 5 milionë lekë, nis zbatimin nga 1 janari 2027!

14:00 / November 1, 2026

Kryeministri Rama emëron si këshilltare një stratege për median, vjen nga Maqedonia e Veriut, zbulohet emri

13:41 / November 1, 2026

Përplasja e studenteve me militantët e PD-së, “dorëzohet” Stresi: Nuk erdha të rraskapitem kot

12:55 / November 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.