Aleksandër Furxhi është një prej drejtuesve të kryesorë të lajmeve në Vizion Plus. Por në edicionin e sotëm të lajmeve nuk kanë munguar edhe dy gafa të tij, çka kanë bërë që video të kthehet virale në rrjetet sociale.
Lajmi kishte të bënte me vizitën në Nju Jork, SHBA, të Presidentit Bajram Begaj dhe takimit të tij me Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Z. Gabriel Escobar.
Por përveç lapsusit me vendin e takimit nga SHBA në Kosovë, prezantuesi i lajmeve ngatërron dhe emrin e Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit. Në vend që të thoshte Gabriel Escobar, ai ka thënë Pablo Escobar.
Pablo Eskobar, siç e dinë të gjithë, ishte një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë dhe një figurë e njohur për aktivitetet e tij të paligjshme.
