Një 23-vjeçar shqiptar u arrestua nga autoritetet gjermane, pasi u kap me marijuanë në bagazhin e automjetit.
I riu shqiptar u arrestua pas një kontrolli nga oficerët e policisë, të cilit i zbuluan dhe sekuestruan 3.5 kg marijuanë. Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, makina e drejtuar nga shqiptari tërhoqi vëmendjen e efektivëve për shkak të shpejtësisë në një zonë kantieri.