Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dumani debat me “Krymin”: Vë dorën në ‘Kuran’ dhe betohem që në vrasje…

17:29 / September 21, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 ae6bfb513acc42ebda387ba6f0684ac2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mes shumë dëshmive të dhëna nga bashkëpuntorët e prokurorisë, ka dalë në skenë emri i Dashnor Dumanit, njëri nga vëllezërit e të penduarit Nuredin Dumani, si pjesëmarës në masakrën e Bradasheshit, ku mbeti i vrarë Enea Alibej me nofkën “Tarzani”.

Krahas Alibejt, në këtë atentat të ndodhur në 29 dhjetor 2018, u vranë Arben Dylgjeri, si edhe shtetasi turk Erdal Durunay.

Emri i Dashmir Dumanit, ka dalë në dëshminë e bashkëpuntorit të Drejtësisë, Erjon Alibej, i cili teksa tregon veprimtarinë e tij kriminale në vrasjet me pagesë, jep detaje mbi bisedën e parë të nxehtë që ka zhvilluar me Nuredin Dumanin.

“…mbaj mend që në fillim të bisedës, sapo u takuam, Nuredini më përmendi dhe më tha që këtu tek ty kam ardhur në dijeninë e Festim Qolit…”, ka treguar Alibej.

Takimi i parë mes finacuesit të vrasjeve dhe ekzekutorit, është bërë në një apartament, në katin e shtatë të pallatit ku Alibej jetonte, shkruan Ora News.

Sipas Alibej, Nuredin Dumani në këtë takim kishte dijeni, për secilën ngjarje që i kishte ndodhur familjes së tij. Ndërsa ai vetë, Erjoni kishte mbledhur shumë informacione përpara se të takohej dhe fliste me Nuredinin.

Të shumëkërkuarit “fshihen” në liri në Dubai, Manja çon 3 drafte në ministrinë e Jashtme për ekstradimet nga Emiratet e Bashkuara Arabe

“…një nga personat që unë kisha informacione se ishte i përfshirë në atentatin ndaj familjarëve të mi në Bradashesh, ishte dhe vëllai i Nuredinit, që quhet Dashnor Dumani. Për Dashnorin kisha informacione tepër të sigurta, që Dashnori ka qenë një nga ekzekutorët.

Në fund të bisedës me Nuredinin, pasi ai mbaroi shpjegimet e tij, unë fillova të jap shpjegimet e mia dhe në fund të bisedës i thashë, duke e akuzuar drejtpërdrejt që:”…Dashnori, vëllai yt, ka qenë ekzekutor, në ngarjen e Endritit, ndërsa ti ke qenë në burg në Francë, dhe vëllai tjetër ka qenë në burg në Shqipëri…”.

Por Nuredin Dumani nuk e pranoi këtë akuzë që i ka bërë Erjon Alibej, duke i shpjeguar këtij të fundit që ai me Dashnorin nuk i kanë marrëdhëniet e mira dhe nuk fliste.

Siç tregon në dëshminë e tij, Erjon Alibej, Nuredinit i ka thënë se në atentatin ndaj familjarëve të tij kanë marrë pjesë Talo Çela, Altin Ndoci, Besmir Haxhia, Dashnor Dumani, e persona të tjerë.

“…Nuredinit, sapo i thashë për Dashin, nuk e pranoi atë që i thashë unë. Unë i them Nuredinit edhe sikur Dashi, vëllai yt, të ketë marrë pjesë në ekzekutimin e familjarëve të mi, unë bëj be dhe vë dorën në Kuran përpara teje dhe betohem që gjakun e keni të falur nga unë… Por vetëm më rri besnik, tregohu i sinqertë, m’i trego të gjitha gjërat sesi janë…”-ka treguar Erjon Alibej. 

“…pas rreth 2 orë e gjysem diskutim, krijova një mendim për Nuredinin, që më korrespondote me të gjitha ato informacione që unë kisha mbledhur deri në ditën e takimit me të. Por nga Nuredini, mesova nga ai dhe për persona dhe ngjarje të tjera si Dorian Shkoza, që unë nuk kisha patur dijeni…”.

altin ndoci Besmir Haxhia Dashnor Dumani Talo Çela
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.