Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

SHBA-Shqipëri, konsultime dypalëshe në fushën e Mbrojtjes

13:28 / September 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
niko me shba
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përfaqësues të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Departamentit Amerikan të Mbrojtjes zhvilluan në Tiranë, konsultimet dypalëshe në kuadër të bashkëpunimit në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes, duke hedhur kështu bazat e një bashkëpunimi intensiv afatmesëm dhe afatgjatë.

Në takimin mes dy delegacioneve u diskutua mbi situatën aktuale në rajon dhe më gjerë, si dhe u trajtuan me hollësi një sërë projektesh në fushën e modernizimit dhe logjistikës.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi konfirmoi gjatë fjalës së tij përkushtimin e vendit tonë në ruajtjen e stabilitetit, paqes dhe sigurisë jo vetëm në rajon, por dhe më gjerë. Ai garantoi se Shqipëria do të jetë gjithmonë garant i vlerave demokratike dhe perëndimore, si parime bazë të diplomacisë së Tiranës.

Ministri Peleshi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakushtëzuar të SHBA-ve ndaj Shqipërisë. Sipas ministrit Peleshi, bashkëpunimi që karakterizon marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve është përkthyer në një kontribut të vyer në përpjekjet e vendit tonë për të qenë eksportues të sigurisë, jo vetëm në rajon, por si një partner i besueshëm i SHBA-ve dhe NATO-s.

Delegacioni amerikan kryesohej nga Spencer Boyer, Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes për Politikat Evropiane dhe NATO-n. Takimi u asistua nga ekspertë të fushës së të dy palëve.
Delegacionet ranë dakord se integrimi në strukturat Euro-Atlantike i të gjithë Ballkanit Perëndimor si dhe prezenca ndërkombëtare në rajon, konsiderohen të domosdoshme dhe faktor stabiliteti.

Ky takim zgjeroi linjat e bashkëpunimit me qëllim transformimin e kapaciteteve institucionale të sigurisë dhe ato ushtarake, duke mbështetur dhe zbatuar se bashku projekte konkrete si: mbështetja e FARSH për rritjen e kapaciteteve të Grup Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë, Mbrojtjen Kibernetike, Edukimin Profesional Ushtarak, Trajnimin dhe Ushtrimet dhe Modernizimin e Forcave Ajrore.

Në përfundim, kryetarët e delegacioneve nënshkruan dokumentin bazë, në të cilin përshkruhen hapat konkretë për realizim me sukses të objektivave të parashikuara në planin afatshkurtër dhe afatmesëm. Shtetet e Bashkuara u angazhuan të ofrojnë një mbështetje edhe më të gjerë për përmirësimin e kapaciteteve në përballje me sfidat reale për Forca të Armatosura sa më efikase, në përmbushje të misionit dhe detyrave të tyre.

Zhvillimi i bisedimeve të këtij formati përkon me 30-vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së parë kuadër për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

niko peleshi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.