Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Mendonte se të gjithë e urrenin”, dëshmia e babait të Klered Bozhanaj që plagosi policin

13:55 / September 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
maxresdefault 7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për Klered Bozhanajn, 42-vjeçari që plagosi efektivin e forcave “Shqiponja” në kryeqytet dy ditë më parë, grupi hetimor po pret rezultatet e mjeko-ligjorëve për të parë nëse vuan nga probleme të shëndetit mendor. Kjo për shkak të dëshmive të tij konfuze para hetuesve, por edhe familjarëve të autorit që kanë thënë se Klered Bozhanaj vuan nga depresioni i theksuar.

V.Bozhanaj ka thënë se Kleredi së bashku me familjen e tij u kthyen nga Italia në Gusht të vitit 2022 dhe që prej asaj kohe kanë qëndruar te shtëpia e tij, në zonën e Kinostudios. “Kleredi dhe bashkëshortja e tij kanë qenë të papunë dhe kanë jetuar me të ardhurat e prindërve të tyre”, thuhet në procesverbalin e grupit hetimor.

Ai ka deklaruar se Kleredi i kishte thënë që nga Italia ishte kthyer pas një konflikti me punëdhënësin, dhe sipas tij, policia italiane kishte mbajtur anën e punëdhënësit. Për këtë arsye ishte detyruar të kthehej në Shqipëri dhe për këtë fakt, thotë babai, Kleredi fajësonte policinë italiane dhe për ta kishte krijuar urrejtje.

Sipas dëshmisë së babait, gjatë jetesës në banesë ai kishte vënë re se Kleredi ka qenë i paekuilibruar në biseda dhe i kishte kërkuar që të bënte një vizitë te mjekët psikiatër. Klered Bozhanaj e kishte refuzuar vazhdimisht kërkesën e babait. I ati i Klered Bozhanaj ka deklaruar para hetuesve se nga bisedat e zhvilluar ndërmjet tyre, kishte konstatuar se i biri kishte krijuar bindjen se nuk e donte askush dhe se të gjithë e urrenin.

Klered Bozhanaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

Vritet efektivi në krye të detyrës/ Skënder Hita: Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, në shërbim të qytetarëve

11:22 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.