Më poshtë do njiheni me disa mënyra efektive për të larguar bakteret, pesticidet etj. nga ushqimet që sapo kemi blerë.
1. Vera e bardhë dhe uthulla e mollës
Të dyja këto përbërje kanë veti antibakteriale dhe antiseptike të dobishme për dezinfektimin e frutave dhe perimeve. Duke qenë një produkt 100 përqind organik ato nuk e ndyshojnë shijen e ushqimit. Në një enë të mbushur me ujë, hidhni pak uthull molle dhe përdorni lëngun për të larë frutat dhe perimet që do të merrni. Në këtë mënyrë, ju do të siguroheni që të hiqni të gjitha mikrobet përpara se të konsumoni produktet.
Lëngu limonit
Lëngu i mrekullueshëm i limonit përmban acide natyrale që i japin atij veti antibakteriale. Falë edhe vajrave esencialë, lëngu i limonit ndihmon në pastrimin e ushqimeve dhe i bën ato më të sigurta për konsum. Ndodh që frutat ose perimet marrin notën acidike të limonit, por në përgjithësi limoni i dezinfekton pa ua ndryshuar shijen. Shtoni lëngun e disa limonëve në një tas me ujë dhe zhytni frutat dhe perimet në të për 10 minuta. I shpëlani me ujë dhe i hani.
Sodë buke
Një zgjidhje e sodës së bukës është e përkryer për dezinfektimin e frutave dhe perimeve shumë të ndotura. Fuqia e tij gërryese eliminon mbetjet e tokës dhe baktereve , duke i lënë lëkurët të pastra dhe të dezinfektuara .
Shtoni disa lugë sodë buke në një tas me ujë të ngrohtë dhe përdorni lëngun për të pastruar ushqimet. Fërkojeni me duar në mënyrë që përbërësit të veprojnë në lëvozhgë.