Shakira tha se dikur ishte “ëndrra” e saj të kishte një lidhje të përjetshme me babanë e dy fëmijëve të saj, shkruan The Sun.
Shakira e krahasoi ndjenjën e ndarjes me ish-futbollistin Gerard Pique “si një plehrë e hedhur në kosh dhe e rrethuar nga minjtë”.
Dhe në një zbulim rrëqethës, ylli pranoi gjithashtu vështirësitë e saj për të qenë një nënë beqare. Këngëtarja tha për Billboard se është në “një periudhë reflektimi” pas ndarjes së tyre të trazuar.
“Kam kaluar nëpër disa faza: mohim, zemërim, dhimbje, zhgënjim, përsëri zemërim, përsëri dhimbje. Prioriteti im ishte shtëpia ime, familja ime”, shpjegoi ajo.