Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Adriatik Lapaj në Rrëshen, mesazh qytetarëve: Të demokratizojmë vendin! Mos më lini vetëm

13:51 / September 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 64
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lëvizja “Shqipëria bëhet” ka nisur takimet e saj me qytetarët nga Rrësheni. Drejtuesi i saj, Adriatik Lapaj u kërkoi atyre që të mos e lënë vetëm, pasi tashmë përgjegjësia bie edhe mbi ta. Në fjalën e tij, ai u shpreh se do të krijojnë aleancën e të mirëve, pasi siç theksoi ai nuk janë në garë për poste, por për parime.

“Ju kërkoj kur të ikni nga ky shesh të flisni me fëmijët tuaj, të flisni me prindërit tuaj, me të afërmit tuaj, të flisni me këdo që njihni, ta shpërndani mesazhin. Le të shtohemi njëri pas tjetrit, le të krijojmë aleancën e të mirëve sepse nuk jemi këtu për të garuar për poste, por për parime. Le të bëhen njëherë shqiptarët bashkë për të shembur sistemin e antimeritokracisë dhe për të kërkuar demokratizimin e vendit.

Nga sot jeni misionarë të këtij rrugëtimi, i cili më besoni nuk është i lehtë për asnjë nga ne. Është sakrificë, është me shpirt ndër dhëmbë, është duke sakrifikuar shumë sepse jemi përballë atyre që janë me mjete të pabarabarta me ne, me fuqi të pakrahasueshme ekonomike, me infrastrukturë të pakrahasueshme logjistike, ky është një grup njerëzish që duhet tja ndjejë për çdo fëmijë të këtij vendi, për çdo nene që i ka ikur fëmija, për çdo të ri.

Unë kam detyre, në kemi detyrë të mos e lëmë këtë rrugë, por përgjegjësia bie mbi ju. Mos na lini vetëm, ju lutem mos na lini vetëm”, tha drejtuesi i nismës “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, i cili njoftoi se takimi i radhës do të jetë më 30 shtator në Pogradec.

adriatik lapaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.