Procesi i votimit në qytetin e Kukësit është mbyllur zyrtarisht, ndërsa pritet që procesi i numërimit të nisë më tej për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë.
Kukësi voton sot për kryebashkiakun e ri. Në garë janë kandidati socialist Albert Halilaj, i cili garon përballë Emri Vatës, kandidat i Aleancës ‘Bashkë Fitojmë’, pasi PD-ja zyrtare nuk mori pjesë në votime.
Ashtu siç e përcakton dhe rregullorja e KQZ-së, qendrat e votimit janë hapur që prej orës 07:00, dhe janë mbyllur në orën 19:00.
