Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

SHBA/ Përpjekje pa sukses për të mënjanuar mbylljen e pjesshme të qeverisë

23:16 / September 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
the white house
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërsa kanë mbetur disa ditë për të miratuar buxhetin e ri të qeverisë amerikane, përplasjet mes republikanëve rrezikojnë funksionimin e plotë të qeverisë federale.

Përpjekjet e së dielës mes grupeve të ndryshme të republikanëve duket se nuk kanë patur sukses në arritjen e një marrëveshjeje për miratimin e një buxheti afatshkurtër deri në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për buxhetin vjetor të qeverisë amerikane.

Kongresi nuk ka arritur të pajtohet për asnjë nga 12 pikat e shpenzimeve për financimin e programeve federale për vitin fiskal që fillon më 1 tetor.

Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, do të përpiqet këto ditë që të gjejë konsensus për katër projektligje të buxhetit, ku përfshihet financimi për ushtrinë amerikane dhe organet e sigurisë kombëtare. Zoti McCarthy shpreson se kjo do të ndikojë pozitivisht tek konservatorët e vijës së ashpër për të gjetur një gjuhë të përbashkët për buxhetin fiskal.

Ligjvënësi republikan, Michael McCaul i cili kryeson Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin, i bëri thirrje grupit të vijës së ashpër që të ndalojnë bllokimin e miratimit të projektpropozimeve të mbështetura nga republikanët.

“Republikanët duhet të votojnë për projektligjet republikane” për të shmangur mbylljen e pjesshme të qeverisë”, tha zoti McCaul në emisionin “This Week” të kanalit televiziv ABC.

Por disa nga republikanët e vijës së ashpër, të cilët kërkojnë shkurtime të thella të shpenzimeve që kalojnë përtej një marrëveshjeje të miratuar në fillim të këtij viti, nuk treguan asnjë shenjë se po ndryshonin qëndrimin.

“Buxheti i përkohshëm nuk e zgjidh problemin”, tha ligjvënësi republikan Tony Gonzalez për emisionin “Face the Nation” të kanalit televiziv CBS News.

Në qershor, Presidenti Joe Biden arriti një marrëveshje me zotin McCarthy për rritjen e tavanit të huamarrjes, e cila u nënshkrua në ligj nga Presidenti, dhe kërkon rreth 1.5 trilion dollarë shkurtime shpenzimesh gjatë 10 viteve të ardhshme.

Republikanët e vijës së ashpër kërkojnë shkurtime më të thella, me rreth 120 miliardë dollarë shkurtime shtesë vetëm për vitin e ri fiskal, gjë që mund të ndikojë tek programe që variojnë nga arsimi dhe mbrojtja e mjedisit deri tek hulumtimet mjekësore.

mbyllja Qeveria SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026

Papa Leone XIV shfaqet për herë të parë pas operacionit, duke kremtuar meshën në spitalin ku ndodhet i shtruar

19:42 / October 16, 2026

Tërmet me magnitudë 7.0 në Rusi, lëkundet Gadishulli Kamchatka

10:57 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.