Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Merkel dhe Macron në Samitin e Berlinit: Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk duhet të dëmtojë vendet e tjera të rajonit

21:08 / April 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
merkelii
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron do ta forcojnë angazhimin e tyre në Ballkanin Perëndimor. “Ndjehemi përgjegjës për perspektivën evropiane të këtyre vendeve”, tha kancelarja gjermane, Angela Merkel në Berlin në një konferencë të përbashkët me presidentin francez Emmanuel Macron, në prag të takimit të nivelit të lartë mes krerëve të Gjermanisë, Francës, të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Sllovenisë dhe Kroacisë, si dhe përfaqësuesen e Komisionit të BE-së për çështje të jashtme, Federica Moghierini. 

Të dy theksuan se samiti nuk kishte si synim të gjente një zgjidhje për problemet e hapura, por thjesht të fliste hapur për problemet në rajon. “Duam të arrijmë që problemet të mos jenë aq të pazgjidhshme sa ç’duken”, tha kancelarja. Ajo përmendi çështjen e doganave të Kosovës ndaj Serbisë dhe Bosnjës si një “zhvillim jo në drejtimin e duhur.

Sa i përket zgjidhjes së problemit të Kosovës, të dy thanë se nuk donin të ofronin zgjidhje konkrete, por Merkel theksoi se zgjidhja duhet të jetë në të mirë të gjithë rajonit: “Nuk mund të ketë marrëveshje pasojat e të cilës mund t’i vuajnë vendet e tjera”, tha Merkel. Që të dy përmendën zgjidhjen e konfliktit të Maqedonisë së Veriut  si shembull pozitiv.  

Macron paralajmëroi kthim të  angazhimit francez në Ballkan, si në vitet ’90, Macron  u shpreh për një agjendë rajonale, pavarësisht nga ajo e zgjerimit, dhe tha se agjenda përbëhet nga katër sektorë: Zhvillimi social, siguria, ku hyn lufta kundër trafikut ilegal të armëve, kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe emigracionit të parregullt, mbrojtja, ku hyn misioni evropian paqeruajtës në Bosnjë-Hercegovinë, si dhe sektori i drejtësisë dhe i forcimit të bashkëpunimit në luftën kundër kriminalitetit ekonomik. Macron tha se është i bindur se “stabiliteti realizohet me një agjendë rajonale”.

Merkel dhe Macron theksuan se samiti i Berlinit nuk e zëvendëson as “Procesin e Berlinit” e as negociatat e zgjerimit të BE-së. Më parë kancelarja gjermane kishte pasur biseda bilaterale me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe atë të Shqipërisë, Edi Rama. 

kosove-serbi merkel-macron samiti vendet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026

Papa Leone XIV shfaqet për herë të parë pas operacionit, duke kremtuar meshën në spitalin ku ndodhet i shtruar

19:42 / October 16, 2026

Tërmet me magnitudë 7.0 në Rusi, lëkundet Gadishulli Kamchatka

10:57 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.