Ana Sorokin është vajza e një shoferi rus, emigrant në Nju Jork.
Ajo u është prezantuar të gjithëve në Nju Jork si një trashëgimtare milionere gjermane.
Ajo ka thënë se do të hapë një ekspozitë 40 milionë dollarëshe në një nga rrugët më të bukura të Nju Jorkut.
Por, vetëm kaq ka dashur, që hotele luksoze, restorante, banka, stilistë e drejtues revistash t’i hapin dyert për një kohë të gjatë.
Teksa shtirej si e pasur, një shoqe e re nga elita e Nju Jorkut i kishte paguar një udhëtim luksoz në Marok, prej 60 mijë dollarësh.
Por, drama ka marrë fund, pasi ajo është zbuluar se ka mashtruar gjithçka.
Kjo tanimë përballet me akuzat e mashtrimit, dhe mund të dënohet deri në 15 vite burg.
“Shtiru derisa të kesh sukses, kjo është ajo që kuptoi Ana nga kjo shoqëri, dhe u përshtat”,-tha avokati i saj mbrojtës në gjyq. Dhe shtoi: “Nuk mund të quhet mashtrim, sepse pasi të merrte fondet e të kishte sukses me planet e saj, Ana do t’i paguante të gjithë. Ajo thjesht i bëri njerëzit të besonin atë që kishin dëshirë të besonin”.
Kompania e prodhimeve gjigande, Netflix, ka nënshkruar një kontratë që historia e saj të bëhet edhe film.