Në kuadër të procesit të Berlinit, që do të zhvillohet në Shqipëri më 16 tetor 2023, Ministria e Financave dhe Ekonomisë organizon sot në Tiranë, Forumin e Ministrave të Ekonomisë me titull, “Tregu i përbashkët rajonal një hap drejt Tregut Unik të BE”.
”Sot Shqipëria, e ngritur në një nivel të ri, e vlerësuar së fundmi për progresin ekonomik dhe reformat nga agjencia prestigjoze ndërkombëtare S&P, është kthyer në një platformë diskutimi e bashkëpunimi mes shumë shtetesh, të cilat do të jenë të pranishme në Tiranë edhe me liderët, të cilët do ta përmbyllin këtë organizim të parë të Procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE-së, më 16 tetor”,-shkruan Rama.
