Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Apeli i GJKKO konfirmon dënimin për Markun. Ish-truproja e Tahirit akuzohet për trafik droge

10:29 / September 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Hekuran Marku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Apeli i GJKKO-së ka konfirmuar dënimin për Hekuran Markun, ish-truprojën e Saimir Tahirit, me 13 vite burg. Marku u vu në pranga në gusht të vitit 2021, ai ishte pjesë e grupit të shoqërimit të Saimir Tahirit, në kohën kur ishte në krye të Ministrisë së Brendshme, në vitet 2014, 2015 dhe 2016. Në atë kohë, sipas SPAK, Marku bashkëpunoi me katër italianë dhe një bashkëkombas, Eltjon Bregun, në trafikimin e rreth 1 ton kanabis drejt Italisë me kolegun e tij Agustin Deda.

Njoftimi i plotë

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja (kryesues), Daniela Shirka (anëtare) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), më datë 26.09.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 37 akti, datë 23.05.2023 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi/i pandehuri H.M., kundër vendimit nr. 67, datë 14.12.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

“1. Deklarimin fajtor të të pandehurit H.M. për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 283/a paragrafi i parë, 28 pika 4 të Kodit Penal dhe në bazë edhe të nenit 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 13(trembëdhjetë) vjet burgim.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit H.M. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3(tre) vjet burgim.
  2. Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55 të Kodit Penal paragrafi i parë të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit H.M. me një dënim të vetëm prej 13(trembëdhjetë) vjet burgim.
  3. Në bazë të nenit 406 pika 1 të K.Pr.Penale, të pandehurit H.M. i ulet një e treta e masës së dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 8 (tetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
  4. Vuajtja e dënimit të të pandehurit i fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit arrest në burg dhe të kryet në një burg të sigurisë së lartë…”

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 67, datë 14.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Hekuran Marku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vritet efektivi në krye të detyrës/ Skënder Hita: Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, në shërbim të qytetarëve

11:22 / June 4, 2026

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.