Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga Anglia në Shqipëri për të sjellë bombola me helium, 47-vjeçari merret në hetim

14:36 / September 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dhdh 1280x720 1 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 47-vjeçar, rezident në Angli kishte marrë rrugën në Shqipëri për të sjellë bombola me helium kontrabandë, mirëpo, ky plan i tij nuk ka përfunduar me sukses.

Ai është pikasur nga Policia në Portin e Durrësit dhe është vënë në hetim me akuzën “Kontrabanda me mallra të licencuar”.

Në total, në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 2 bombola me lëndë kimike (helium) dhe një automjet (furgon).

“Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të kontrabanduar në Shqipëri, mallra për të cilat kërkohet licencë.

Sekuestrohen 2 bombola me lëndë kimike (helium) dhe një automjet (furgon).

Procedohet penalisht 47-vjeçari (rezident në Angli), drejtuesi i automjetit ku u gjetën bombolat.

Shërbimet e Policisë në portin e Durrësit, krahas angazhimit maksimal për t’iu ofruar shërbim shtetasve që hyjnë ose dalin nga kjo pkk, vijojnë kontrollet, bazuar në analizën e riskut dhe në inteligjencën policore, për evidentimin dhe goditjen e krimeve kufitare.

Si rezultat i kontrolleve, është goditur një rast i tentativës për të kontrabanduar në vendin tonë, mallra për të cilat kërkohet licencë.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin shqiptar M. M., 47 vjeç, rezident në Angli, pasi gjatë kontrollit në furgonin që drejtonte, janë gjetur bombola me lëndë kimike (helium).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuar”, njofton Policia./f.s

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Transporton civilë, i zbret te Parku Rinia’/ Urgjenca Kombëtare reagon ndaj dezinformimit në rrjet: Manipulime nga faqet false

21:49 / October 19, 2026

Angazhimi në protestat e dhunshme, zbardhet VKM: 2750 efektivë Policie do të shpërblehen me rreth 270 mijë lekë të reja

21:31 / October 19, 2026

Përplasja në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, reagon Kisha Ortodokse: Vendet e shenjta nuk janë hapësira konflikti

21:10 / October 19, 2026

Zv/kryeministrja Koçiu: Tirana nuk duhet të kthehet kurrë në simbol të dhunës dhe kaosit

20:36 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.