Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Hapet në Universitet dega e re “Influencer” i rrjeteve sociale

19:48 / September 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 erg444444 1695742637
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një universitet në Irlandë është bërë i pari në botë që hap një degë të re, për … influencer në rrjetet sociale.

Universiteti Teknik Juglindor (SETU) në Carlow do të ofrojë kualifikimin bachelor trevjeçar të arteve në krijimin e përmbajtjes dhe mediat sociale nga shtatori i vitit 2024.

Aplikimet për degën, që do të mbulojë aftësitë në biznes, redaktimi video dhe audio, shkrimi krijues dhe aftësitë kritike dhe kulturore, do të hapen në muajin nëntor të këtij viti.

Dr Eleanor O’Leary, një pedagoge për media dhe komunikim në universitet, tha për RTÉ se interesi ishte i lartë.

“Ne pamë se kishte një interes në rritje në këtë fushë si nga studentët dhe të rinjtë, ashtu edhe nga punëdhënësit. Kështu që ne vijuam me zhvillimin e diplomës në këtë fushë”, tha ajo.

Lektorja tha se ky sektor ka pësuar një dyfishim nga viti 2019 dhe tani kap vlerën nga 14 miliardë në 16 miliardë euro në mbarë botën.

Dr O’Leary tha se mundësitë e punësimit variojnë nga vetëpunësimi, bashkëpunimet me markat, deri te puna për një kompani.

“Është një fushë që ka një grup të caktuar aftësish”, shtoi ajo.

“Kjo fushë bazohet në median ekzistuese dhe aftësitë e PR dhe marketingut, por është gjithashtu një fushë e re në vetvete”.

“Ne duam të sigurohemi që studentët do të jenë plotësisht të punësueshëm kur të përfundojnë”, tha  O’Leary tha për The Times.

facebook
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Trump “ngrin” sanksionet e reja ndaj Rusisë, vetëm një muaj pasi i miratoi

09:03 / October 17, 2026

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.