Penalltia e humbur nga Victor Osimhen ndaj Bologna-s dhe reagimi i tij i ashpër ndaj trajnerit kur u zëvendësua, treguan se diçka nuk shkon mes sulmuesit dhe trajnerit.
Napoli postoi dje në TikTok një video ku tallej me Victor Osimhen për 11-metërshin e humbur në barazimin 0-0 ndaj Bologna.
Ndër të parët që reagoi ishte menaxheri i Victor Osimhen, i cili theksoi se Napoli i kishte shkaktuar një dëm të madh imazhit të lojtarit me atë video dhe shtoi se do të ndërmarrë masa ligjore ndaj klubit.