Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Senatorja Shaheen: Tragjedia e së dielës në Kosovë, nënvizon rrezikun e paralizës politike

22:19 / September 27, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
senatorja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Senatorja Jeanne Shaheen, anëtare e lartë e Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan, dënoi të mërkurën sulmin e dhunshëm ndaj policisë së Kosovës duke e cilësuar atë si “brutal” dhe kërkoi që autorët të vihen para drejtësisë.

Ajo shprehu keqardhjen e thellë për vrasjen e pjesëtarit të policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në një deklaratë për Zërin e Amerikës senatorja Shaheen, e cila drejton nënkomisionin e Senatit për Evropë dhe bashkëpunim në fushën e sigurisë, tha se zhvillimet ishin pasojë e ngërçit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Është për të ardhur jashtëzakonisht keq që Presidenti Vuçiç dhe Kryeministri Kurti vazhdojnë të refuzojnë të tregojnë gadishmëri për t’u angazhuar për zgjidhje të qendrueshme. Tragjedia e së dielës nënvizon rrezikun e vërtetë të mosveprimit, nuk mund të lejojmë që jetë të pafajshme të paguajnë çmimin e paralizës politike,” deklaroi ajo.

Senatorja Shaheen u bëri thirrje dy udhëheqësve që të punojnë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, t’u japin përparësi përpjekjeve diplomatike për të shmangur dhunën e mëtejshme dhe që pa vonesë t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Jeanne Shaheen tragjedia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky kundërshton pretendimin e Rubios për bllokim të bisedimeve të paqes në Ukrainë

21:52 / October 9, 2026

Tërmeti i fuqishëm 7.6 ballë godet Panamanë, alarm për cunami në 9 shtete

21:28 / October 9, 2026

Trump “xhindoset” sërish për Çmimin Nobel të Paqes: E turpshme

19:59 / October 9, 2026

Çmimi Nobel për Paqen 2026 i jepet gjyqtares të së drejtave të njeriut, Navi Pillay

11:26 / October 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.