Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Vuçiç mbron terroristët: Radoiçiç luftëtar për liri

10:06 / September 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vucic
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka marrë në mbrojtje nënkryetarin e listës serbe Milan Radoiçiç, duke theksuar se ai është luftëtar për liri. “Ai definitivisht do t’i përgjigjet ftesës nga autoritetet kompetente në Serbi. Republika e Serbisë dhe autoritetet kompetente do të bëjnë punën e tyre”, tha ai.

Në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë, Vuçiç tha se “Millan Radoiçiç kurrë nuk është fshehur, kurrë nuk është turpëruar për rolin e tij në diçka që ka ndodhur që nuk është në të mirë të Serbisë apo që nuk i ka sjell dobi Serbisë”. “Ai e konsideron veten luftëtar të lirisë, ai kurrë nuk ka hequr dorë nga shokët e tij dhe kurrë nuk do ta bëjë, por ka gjëra dhe pyetje që ai duhet t’iu përgjigjet”, tha presidenti serb.

Në lidhje me videon e publikuar nga Ministri i Brendshëm të Kosovës Xhelal Sveçla, ku Radoiçiç shihet në drejtimin e terroristëve që sulmuan policinë e Kosovës, Vuçiç tha se kjo do të përcaktohet nga autoritetet kompetente. Vuçiç tha po ashtu se “nuk mund të them” se sa sulmues ishin, pasi ka “vlerësime të ndryshme”. Autoritetet në Kosovë kanë thënë se grupi i armatosur përbëhej prej rreth 30 personash.

Vuçiç tha se se pjesëtarët e grupit të armatosur që sulmoi Policinë e Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, “nuk janë terroristë”. Presidenti serb sërish mohoi se shteti i tij qëndron prapa sulmit në Banjskë.

“Kam pasur informacione që një vit se njerëzit po përgatiteshin për rezistencë dhe ata nuk e kanë fshehur këtë gjë”. Ai shtoi se përfaqësuesit e serbëve nga veriu i Kosovës ishin kundër heqjes së barrikadave që u vendosën në disa raste më herët kur kishte kriza në raportet mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, më pas Policia e Kosovës nisi aksionin me synimin që të “likuidonte të gjithë serbët”. Ai pretendoi se dy sulmues u vranë pasi u dorëzuan. Ai mohoi se një nga sulmuesit e vrarë ishte pjesë e sigurimit të drejtorit aktual të inteligjencës Aleksandër Vulin.

Aleksandër Vuçiç
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.