Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rritja e çmimeve/ Basha: Duhen lehtësira për biznesin që të rrisë pagat dhe shtojë të punësuarit

17:57 / September 28, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lulzim Basha, në një takim me punonjësit e një fabrike të prodhimit të këpucëve në Shkodër, ka diskutuar mbi situatën ekonomike të punonjësve por dhe sipërmarrësve.

Basha është shprehur se rritja e çmimeve dhe taksat e larta kanë prekur të dyja palët, ndërsa shton më tej se me rrogat e tyre po bëhet gjithnjë dhe më e vështirë për të përballuar nevojat e përditshme.

Postimi i Bashës

Pata kënaqësinë të takohem dhe të bisedoj me punonjës të kompanisë së prodhimit të këpucëve Comfort Shoes në Shkodër.

Rritja e çmimeve dhe taksat e larta kanë prekur sipërmarrësit dhe punonjësit. Me rrogat e tyre po bëhet gjithnjë dhe më e vështirë për të përballuar nevojat e përditshme.

Reduktimi i taksave, përmirësimi i klimës së biznesit, ulja e çmimit të energjisë dhe karburantit dhe marrja e masave për të mbrojtur eksportet nga zhvlerësimi fiktiv i Euros janë jetike për t’i krijuar frymëmarrje biznesit në përgjithësi, dhe atij fason në veçanti.

Në këtë mënyrë biznesit i jepet mundësia të investojë, të rrisë pagat, të shtojë numrin e të punësuarve dhe të rrisë prodhimin.

Basha Biznesi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.