Gjermania po ashpëronte kontrollet në pikën kufitare me Poloninë dhe Çekinë në përpjekje për të ndaluar rritjen e emigracionit ilegal në vend.
Policia federale vendase tha se do të kryente “kontrolle shtesë, si dhe kontrolle të shënjestruara të njerëzve dhe mjeteve në korridoret e emigracionit ilegal” në kufirin lindor.
Zhvillimi vjen teksa nga janari deri në gusht të këtij viti vendi ka regjistruar 70,753 hyrje ilegale në vend, në një rritje rreth 60 per qind nga e njëjta periudhë e viti të shkuar.