Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Nga njohja e Kosovës tek anëtarësimi në BE dhe NATO, Basha takim me të dërguarin e Rumanisë për Ballkanin Perëndimor. Ja çfarë u diskutua

21:20 / September 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bashaa rumania
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me të dërguarin e posaçëm të Rumanisë për Ballkanin Perëndimor, Adrian Davidoiu.

Në një postim në Facebook, Basha bën me dije se ka diskutuar me Davidoiun mbi anëtarësimin e vendeve të rajonit në BE dhe NATO, si dhe njohjen e Kosovës.

“Integrimi në Bashkimin Evropian është interesi më i mirë për vendet e rajonit dhe çdo skenar alternativ ndaj anëtarësimit të vendeve tona në BE dhe NATO nuk i shërben paqes, zhvillimit dhe mirëqenies se popujve tanë”, shkruan Basha.

Kreu PD, po ashtu shprehet se një tjetër pikë e diskutimit mes tyre ka qenë dhe njohja e Kosovës, për të cilën shprehet se “i kërkova përfaqësuesit të shtetit rumun ta shqyrtojnë me përgjegjshmëri dhe si kontribut për paqen dhe stabilitetin e Europës, njohjen e Kosovës së bashku me vendet e tjera anëtare të NATO-s që ende nuk e kanë njohur atë”.

Postimi i plotë i Bashës

Prita sot në takim Z. Adrian Davidoiu, të dërguarin e posaçëm të Rumanisë për Ballkanin Perëndimor, i shoqëruar nga Ambasadori i Rumanisë në Shqipëri, Z. Octavian Serban.

Mirëprita rolin konstruktiv të Rumanisë në mbështetje të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe përshëndeta fokusin e shtuar ndaj rajonit nga Bukureshti.

Integrimi në Bashkimin Europian është interesi më i mirë për vëndet e rajonit dhe çdo skenar alternativ ndaj anëtarësimit të vendeve tona në BE dhe NATO nuk i shërben paqes, zhvillimit dhe mirqënies se popujve tanë.

PD mbetet thellësisht e përkushtuar për të kontribuar në procesin e anëtarsimit të Shqiperisë në BE, si interesi më i madh i shqiptarëve.

Diskutuam gjerësisht për situatën e krijuar pas sulmit terrorist ndaj policisë së Kosovës. Ky skenar që synon ndarjen “de fakto” të Kosovës, cënon paqen dhe sigurinë jo vetëm në rajon, por edhe në Europë. Përmes mashave të tij, Kremlini po synon destabilizimin e Ballkanit dhe minimin e krahut juglindor të NATO-s.

Çdo tentativë, në çdo formë dhe mjet për të shtyrë zbatimin e planit europian është kundër interesave të qytetarëve të rajonit. Vetëm dialogu dhe normalizimi me objektiv njohjen e ndërsjelltë i shërben mirëqenies dhe sigurisë së të gjithë palëve.

I kërkova përfaqësuesit të shtetit rumun ta shqyrtojnë me përgjegjshmëri dhe si kontribut për paqen dhe stabilitetin e Europës, njohjen e Kosovës së bashku me vendet e tjera anëtare të NATO-s që ende nuk e kanë njohur atë.

Basha derguarin rumanise
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.