Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbuloi grupin e Laert Haxhiut/ Gazetarja: Artan Tafani u gjurmua me pajisjen IMSI Catcher, ka rrëfyer 20 vrasje

21:40 / September 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klodiana lala 21
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja Klodiana Lala thotë se për herë të parë policia përdori pajisjen IMSI Catcher për të arrestuar Artan Tafani, i cili tashmë është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe zbuloi grupin e vrasësve të Laert Haxhiut.

Në emisionin Opinion në Tv Klan, gazetarja Lala tha se Artan Tafani u arrestua të shtunën në një hotel në zonën e Lushnjes.

“Për herë të parë policia shqiptare përdori IMSI Catcher për ta identifkuar dhe e identifikoi në një hotel në zonën e Lushnjes. Nga ky moment u shoqërua dhe u vu përpara faktit që ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e Alban Semakut që dikur kja qenë pjesë e bandës së Aldo Bares”.

Sipas Klodiana Lalës, Artan Tafani pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë dhe ka rrëfyer rreth 20 vrasje, nga të cilat 6 janë zbardhur dhe janë me autorësi. Ndërsa të tjera janë në fazë verifikimi.

“Flimisht i kundështoi por kur prokurorët i vunë një pamje filmike ku e kishte marrë viktimën në shtëpinë e vetë, pra e kishte pritur përjashta dhe e kishte shoqëruar në drejtim të Peqinit ku i gjet i vrarë, pranoi të bashkëpunonte dhe në fakt ka rrëfyer jo vetëm 6 vrasje që mendohet se janë zbardhur. Ka rrëfyer shumë, 6 janë me autorësi dhe disa atentate te tjera. Po ka rrëfyer të paktën te rreth 20 vrasje për të cilat është duke u punuar. Ka dijeni për disa prej tyre”.

Laert Haxhiu konsiderohet kreu i grupit të vrasësve dhe policia arrestoi sot 12 persona, ndërsa 4 të tjerë janë në kërkim.

20 vrasje artan tafani klodiana lala
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.