Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

A e zëvendëson Vjosa Osmanin, Kurtin me ndërkombëtarët? Gërvalla: Dje ishim bashkë për tre orë!

22:38 / September 28, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
donika gervalla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Situata e tensionuar në veri të Kosovës, i ka sjellë më pranë njëri tjetrit krerët e shtetit, të cilët mbrëmjen e djeshme zhvilluan një mbledhje prej tre orësh.  Zv.kryeminstrja Gërvalla, u shpreh se Kosova ka vuajtur më para nga një klimë jo e mirë në institucionet e saj por që tashmë është kthyer në një bashkëpunim të ngushtë. Pas ngjarjes në veri të Kosovës, Gërvalla tha se është marrë vendimi për dëmshpërblimin e të gjitha dëmeve, për të gjitha familjet në Kosovë, edhe për ato serbe.

“Ka muaj që kemi kërkuar në mënyrë të hapur diplomatë të rinj, nuk po them që Kosova të marrë 100% të kërkesave të plotësuara por të balancuara. Kosova asnjëherë nuk ka vendosur ultimatume as nuk ka bojkotuar procesin. Marrëdhëniet me Greqinë janë të mira dhe ne punojmë shumë më Greqinë dhe me katër shtetet e tjera që nuk na kanë njohur ende.

Qëndrimi ynë në procesin e dialogut ka qenë shumë serioz. Asnjëherë nuk kemi qenë të bindur për suksesin, ne në çdo takim jemi përpjekur të sjellim një element pozitiv që të jetë çelësi për të hapur rrugën por që të hapet rruga, pala në mes duhet të sillet më me seriozitet dhe fjalët e dhëna nuk duhen lënë rrugës.

Ne asnjëherë nuk i kemi pasur të dëmtuara marrëdhëniet me SHBA-në, janë disa gjëra për të cilat nuk i kemi bindur, qëndrimi ynë premton më shumë sukses.

Hera e fundit kur jemi ulur së bashku me presidenten, kryeministrin dhe kryetare e kuvendit ka qenë mbrëmë për tre orë. Kosova ka vuajtur shumë nga një klimë që ka ekzistuar në institucionet tona. Tashmë ka një klimë të bashkëpunimit të ngushtë. Tema e diskutimit ishte dita e djelë. Ju do të shihni gjatë ditëve të ardhshme që ne do të mbetemi shumë vigjilent, jemi larg të qënit naiv rreth motiveve dhe metodave të Serbisë, fati ka qenë që arritëm të dokumentonim se çfarë ka ndodhur të dielën.

E do rastësia që sot të bëjmë këtë bisedë ndërkohë që dje kemi pasur mbledhje të qeverisë ku kemi diskutuar për dëmet që janë shkaktuar ditën e dielë, për të gjithë qytetarët e republikës së Kosovës edhe atyre serb, dhe kemi marrë një vendim për dëmshpërblimin e dëmeve që janë shkaktuar edhe në vitet 1998-1999 edhe në Mitrovicë, është miratuar një fond. Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës do të kenë mundësi të kthehen në shtëpitë e tyre.”

donika gervalla Nderkombetaret Vjosa Osmani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.