Futbollisti 22-vjeçar Alexis Beka Beka po tenton që të hidhet nga lartësia e një ure në qytetin e Nicës. Futbollisti që bën pjesë edhe te moshat U-21 të Francës është ngjitur mbi një urë të lartë dhe po kërcënon me vetëvrasje, teksa diçka e tillë vjen pas ndarjes nga e dashura.
Sipas Actu Foot, shkak i tentativës për vetëvrasje është bërë ndarja e Beka Bekës nga vajza me të cilën ishte dashuruar. Ndërkohë që urgjenca, policia dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje, ekspertët vazhdojnë negociatat për të bindur lojtarin që të zbresë nga lartësia e urës dhe të mos marrë aktin ekstrem.
Edhe klubi i tij, Nice ka dërguar në vendngjarje një psikolog për të bindur lojtarin. Shokët e futbollistit francez po tentojnë të kontaktojnë me ish të dashurën e tij, për të folur me futbollistin.

