Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Gruaja nga Elbasani blen rroba te “Gabi”, befasohet nga ajo që gjen

22:40 / September 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rrobat Gabit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka plot vajza dhe gra që sulen përditë ose sa herë munden, te tregu i Gabit siç i thonë, ose kudo ku shiten rroba të përdorura.

Në Elbasan, ka disa pika ku shiten të tilla dhe mes tyre, u gjend E.B., një grua me banim në këtë qytet. Teksa ishte duke kërkuar në morinë e rrobave të vjetra për femra, gruaja pëlqeu dhe u fiksua pas një xhakete e cila ishte firmato.

Xhaketa u ble jo fort lirë duke menduar tregun e romëve, por shumë më lirë se ç’kushton ta blesh në dyqanet e firmave, të re. Teksa u kthye në shtëpi, siç rrëfen vetë gruaja në infoelbasani.al, ajo rendi drejt lavatriçes që ta fusë për ta larë.

E ashtu siç bën përherë me rrobat që lan, para se ta fuste në lavatriçe, kontrolloi instinktivisht xhepat e xhaketës. Ajo u befasua krejt, kur i hasën duart një send. Teksa e nxorri nga xhepi i brendshëm, pa se ishte një unazë që shihni në foto, një unazë me goxha vlerë.

E lumtur për zbulimin që më pas e tregoi kudo, gruaja shkoi tek një argjendar, i cili i pohoi se ishte unazë me vlerë rreth 600 mijë lekë të vjetra apo diku te 400-500 euro.

image 38

Elbasan gabi unaze
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

Ilir Meta lë sërish qelinë për të pritur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të të atit

11:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.