Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rrëfimi i fortë nga Victoria: David Beckham ka përjetuar depresion të thellë

11:15 / October 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rexfeatures 10020225cd 2 261058011 466392141
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Victoria Beckham thotë se David Beckham ka përjetuar një depresion të thellë, pasi iu dha një karton i kuq në ndeshjen për Kupën e Botës më 1998. Në një serial të ri dokumentar të platformës Netflix, me emrin “Beckham”, që do të publikohet të mërkurën, flitet për karrierën e yllit të futbollit nga perspektiva e shumë personave të tij të afërt.

Në episodin e dytë të dokumentarit, Viktoria dhe David diskutojnë për abuzimin që e kanë përjetuar në fund të viteve ’90, pasi Davidi është përjashtuar prej një loje kundër Argjentinës. Anglia e ka humbur lojën kundër Argjentinës pas një përleshjeje me Diego Simeonen. Viktoria ka thënë se Davidi ka qenë “absolutisht i thyer, ka qenë copë-copë”. “Ai ka qenë në depresion, në depresion të thellë. Unë e kam vuajtur shumë, ende dua t’i vras ata njerëz”. Duke diskutuar për abuzimin që e ka rrethuar, David është lutur “të ekzistojë një pilulë që mund t’i zhdukë disa kujtime”.

“E kam bërë një gabim të madh. Ma ka ndryshuar jetën. Pyetjet pasi jam kthyer ‘Si mund ta tradhtosh vendin tënd? ‘Je për turp’”. Ai ka thënë se është abuzuar çdo ditë atë periudhë. “Të ecësh nëpër rrugë dhe të shohësh njerëzit duke të shikuar ndryshe, duke pështyrë drejt teje, duke të abuzuar, duke të thënë fjalë në fytyrë, është e vështirë. Nuk kam ngrënë, nuk kam fjetur. Kam qenë shumë keq. Nuk e dija çfarë të bëja”.

“Shefi (Alex Ferguson) më pati telefonuar. Më ka thënë ‘David, si je?’ E di që jam bërë shumë emocional. Më ka thënë ‘si je, bir?’ I kam thënë ‘jo mirë shef’. Më ka thënë ‘mirë, mos u shqetëso për këtë punë’”.

“Ka sjell shumë vëmendje që nuk e kam dëshiruar kurrë, sidomos për prindërit e mi, dhe nuk ia fal vetes këtë gjë. Gjëja më e vështirë ka qenë ajo që ka ndodhur, sepse unë e kam bërë gabimin”. Përgjatë episodit, Viktoria ka thënë se është e vështirë të flasësh edhe tani për kërcënimet me jetë që çifti i ka përjetuar atë kohë. Ata janë bërë prindër për herë të parë në mars të vitit 1999 dhe kanë katër fëmijë: Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper.

David Beckham VIctoria Beckham
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.