Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rektori Hoxha: Jo e vërtetë që UT ka rënë 200 vende, një universitet që e nderon Shqipërinë

11:39 / October 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Hoxha 1 768x495 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha në një dalje për mediat në këtë nisje të vitit akademik, ka mohuar zërat për rënien me 200 vende në klasifikimin e bërë nga dy renditësit më të rëndësishëm të cilësisë së universiteteve për Europën Jugore. Hoxha deklaroi se ky rankim bëhet për herë të parë, që futen universitetet e Shqipërisë dhe është hera e parë që futen universitetet e Shqipërisë, teksa rezultatet dalin në 2024.

“Nuk ka rritje të tarifave të UT, ka ulje madje të disa tarifave. Nuk është e vërtetë që Universiteti i Tiranës ka rënë 200 vende. Ky rankim bëhet për herë të parë, që futen universitetet e Shqipërisë. Ky është një nga rankimet që është në përpunim. Rezultatet i nxjerr në 2024.

Ka dhe disa rankime të tjera botërore që ne i njohim zyrtarisht. UT ka një diferencë të lartë me institucionet e tjera brenda vendet. Në rang botëror dhe europian UT nuk është një universitet për ta turpëruar Shqipërinë, por që e nderon Shqipërinë. Unë jam personi më kritik brenda UT.

Ne jemi përpara shumë sfidash. Universitetet në Shqipëri nuk janë gjëja që lulëzon më shumë nga të tjerët. Kanë sfida, do përballen me një hapësirë shumë më të madhe se hapësira e brendshme. Ne po përgatitemi dhe dita-ditës mundohemi të përmirësojmë aktivitetet tona. Është e pavërtetë që UT bie”, tha Hoxha.

Artan Hoxha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ, përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve

14:57 / July 21, 2026

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca reagon pas gjobës: Njoftova gjykatën për mungesën, isha në një proces tjetër të planifikuar prej vitesh

14:51 / July 21, 2026

I akuzuar për shkelje në procedurat e prokurimit publik, shtyhet seanca paraprake për Erjon Isain dhe 15 të pandehurve

14:45 / July 21, 2026

“Shihemi në BE”, Gonzato mbyll mandatin në Shqipëri me një mesazh mirënjohjeje: Shqipëria do të mbetet në zemrën time

14:38 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.