Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Senatori italian takon Ballën: Shqipëria ka bërë punë të mirë për integrimin në BE

16:20 / April 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balla me italianet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me senatorin italian, Luciano D’Alfonso, në fokus të së cilit ka qenë integrimi i Shqipërisë në BE. Balla ka theksuar se Italia është një prej mbështetësve kryesorë për hapjen e negociatave dhe rrugën europiane të Shqipërisë.

“Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se Italia mbetet një mbështetës kryesor i rrugës evropiane të Shqipërisë. Pozicioni i Italisë është shumë i qartë në favor të hapjes sa më shpejt të negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nga njëra anë dhe Bashkimit Europian nga ana tjetër”, tha Balla..

Nga ana tjetër, D’Alfonso ka vlerësuar punën e qeverisë shqiptare për rrugën e integrimit në BE, e ndërsa ka pasur një koment edhe për vendimin e opozitës për të djegur mandatin.

“Më  vjen keq që bën lajm fakti që disa subjekte politike kanë vendosur që të ndërpresin këtë vullnet bashkëpunimi ashtu siç e kërkon demokracia. Duket sikur nuk ka një proporcionalitet midis sjelljes së zgjedhur dhe rëndësisë dhe sasisë së çështjeve. Në politikë, në institucione, në demokraci duhet të jemi gjithmonë në proporcionalitet. Në qoftë se ka një problem, merren masat dhe gjendet një zgjidhje. Italia shikon me shumë me vëmendje dhe me konsideratë të lartë punën që bën kjo elitë drejtuese kombëtare në drejtim të Evropës. Na intereson ky realitet i bashkëpunimit për të ndihmuar Evropën që të bëjë shumë më tepër se ajo çka është bërë deri më tani, mbi të gjitha mbas Brexit, e cila përfaqëson për ne një pikënisje të rëndësishme”, u shpreh senatori D’Alfonso.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama për raportet me Kurtin: Qëllimet i kemi të përbashkëta, por metodat i kemi të ndryshme

18:14 / July 11, 2026

Rama: Anëtarësimi në BE është objektiv i arritshëm, inteligjenca artificiale po përshpejton negociatat

17:54 / July 11, 2026

Rama: Kemi pasur sukses në negociatat me BE! Tre kapitujt e parë i mbyllim me 14 korrik

17:37 / July 11, 2026

Berisha: Protesta 41-ditore ka fituar mbështetje ndërkombëtare, së shpejti kallëzim i ri ndaj Ramës

14:08 / July 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.