Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

”Letrat tregojnë për një plan të mirë-detajuar”, Ushtria e Serbisë reagon për akuzat e Kosovës

13:55 / October 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjenerali serb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsilloviç, ka mohuar akuzat e autoriteteve të Kosovës se Serbia përmes sulmit në Banjskë, ka synuar aneksimin e veriut të Kosovës. “Ushtria serbe është një organizatë serioze, e fortë, që nuk toleron gënjeshtra”, tha Mojsilloviç në një konferencë për gazetarët në Beograd.

Kryeministri Albin Kurti tha këtë të hënë se dokumentet e gjetura në vendngjarje tregojnë për një plan të mirë-detajuar, ku pas sulmit terrorist do të hapej një korridor sigurie që do të lejonte futjen e trupave nga Serbia me qëllim aneksimin e Veriut.

Kujtojmë se plani i organizuar për destabilizimin e Kosovës, u zbulua më datë 24 shtator, ku pas një përplasjeje të armatosur mes policisë së Kosovës dhe terroristëve humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku.

Policia e Kosovës ka vazhduar me operacionet e saja ku ka konfiskuar arsenal armësh në zonën ku ndodhi sulmi, duke përfshirë këtu: granatahedhës, antiplumb, karikator me fishekë, kapela ushtarake, dorëza, pushkë gjuetie, snjaper, radiolidhje.

Serbia i mohon akuzat e Kosovës se është e përfshirë në këtë sulm, të cilin autoritetet kosovare e cilësuan si akt terrorist. Përgjegjësinë për të e mori Millan Radoiçiç, i cili ka qenë nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Millan Mojsilloviç
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.