Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama debat me ndërtuesin për apartamentet: Pse i shisni 2 mijë euro metrin dhe i deklaroni 850 euro?

12:35 / October 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 10 03 at 11.10.00
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka debatuar me pretendimin e ngritur nga një ndërtues lidhur me taksën 3% për banesat sociale, në një diskutim me sipërmarrjen mbi nismën e re të qeverisë për një rishikim tërësor të procedurave administrative të biznesit. Rama u përgjigj ashpër duke kërkuar nga ndërtuesit të shpjegojnë se pse i shesin apartamentet shtrenjtë dhe e deklarojnë shumë të ulët shifrën reale. Rama tha se çmimi i referencës është vendosur në bazë të tregut dhe taksa 3% për strehimin social është minimale.

“Çfarë nuk kishit parashikuar ju, që shteti të thoshte që nuk mund të vazhdoni të deklaroni shitje shumë nën faktin? Këtë nuk kishit parashikuar ju, ju do gënjenit shtetin pa mbarim dhe do shisnit apartamente me 2 mijë euro dhe do i deklaronit me 850 euro. Këtë nuk kishit parashikuar ju dhe evazionin. Bashkitë duhet të ndërtojnë infrastruktura që ju s’keni ça merrni përsipër. Epo ju të shisni apartamente me 2 mijë, 3 mijë, 4 mijë, 5, 8 mijë euro dhe të deklaroni çmime që janë larg të vërtetës, kjo nuk mund të vazhdojë. Çmimet e referencës janë vënë mbi bazën e tregut. Është bërë një studim i tregut dhe iu është vënë detyrimi që të përgjigjeni në bazë reale.

Sa doni të fitoni ju, ju doni të fitoni sa më shumë. Mos ta dëgjojmë më historinë e vendosjes në një nivel të arsyeshëm sepse nuk është akoma maksimumi që duhet vendosur por në një nivel të arsyeshëm kur ti shkon deklaron shitjen sepse kur ti gënjen, shteti ka detyrë të thotë këtu nuk është kaq. Është bërë një kohë e gjatë, çmimet rriten çdo javë. Është shenjë e mirë në një aspekt për rritjen e vlerës së pasurisë, nga ana tjetër duhet të përfitojnë të gjithë. Të duket shumë 3% kontribut, e ke shumë gabim.

Po të marr strofullën e kapitalizmit, New York ku nuk ndërton dot një godinë ku t’i shesësh të gjitha apartamentet. Thotë do të shesësh kaq, kaq do japësh me qira. S’mund të japësh sa të duash ti. Askush nuk ju detyron të ndërtoni me zor, sepse ju keni interes dhe fitoni shumë dhe bravo ju qoftë. E kam folur me Bashkinë e Tiranës 3% për strehimin social të jepet aty ku jetoni. Unë thashë pse s’na e merrni 3% te blloku por te Astiri, ju thoni fare, kjo nuk diskutohet”,-tha Rama.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FOTO-LAJM: Protesta “studentore” me Flamur Nokën në krye

13:38 / October 24, 2026

“Së shpejti masa për barazinë sociale”/ Rama: Gati t’i dëgjojmë, por gati edhe kundër dhunës

12:51 / October 24, 2026

“Kush mendon që gjunjëzon shtetin bën kalkulimin e gabuar”, Rama paralajmëron: Do t’a paguajë në një sërë formash

12:39 / October 24, 2026

Rudina Hajdari: Për të mirën tonë, duhet të ulemi në dialog edhe me “djallin”

10:50 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.