Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Sulmi në Banjskë, Haradinaj: Terroristët kishin këtë plan, por me situatën e re të krijuar…

23:29 / October 3, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ramush haradinaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri i Kosovës, njëkohësisht kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se formacioni që sulmoi në Banjskë ishte terrorist dhe i mbështetur nga Serbia. “Serbia është sponsor i terrorizmit”, tha Haradinaj.

Ai u shpreh se e gjithë ngritja e operacionit ka qenë ushtarak.

“Këta e kanë ngritur këtë operacion pëgjatë kohës. Nuk është se të gjithë kanë ardhur në të njëjtën kohë. Kanë ardhur pjesë-pjesë. Mendoj se shtabi dhe komanda e tyre ka ardhur këto ditë. Plani i tyre ka qenë një vendosje në terren dhe një zotërim i terrenit. Këta në një moment të caktuar kanë pasur me e shpallë prezencën e tyre si një krah luftarak… I gjithë ky skenar është i përgatitur për të shpallur një ditë prezencës e tyre publike në veri”, u shpreh Haradinaj.

Blendi Fevziu: Serbia po përpiqet të krijojë një situatë të ngjashme me atë që u krijua gjatë UÇK-së në Kosovë? Po tenton të bëjë një paralelizëm mes të dyjave?

Ramush Haradinaj: E pamundur të krahasohet!

Blendi Fevziu: E pamundur sepse popullata serbe nuk doli në asnjë moment t’i mbështeste mesa pashë unë.

Ramush Haradinaj: E pamundur të krahasohet, por plani i tyre me gjasë këtë kanë pasur qëllim, me e deklaru prezencën e vet ende pa shkëmbim zjarri, ende pa luftime me forcat e sigurisë së Kosovës. Mirëpo në këtë rast policia ka vepruar me shpejtësi. Në momentin e parë që ata kanë vepruar, që ka qenë një bllokim rruge.

Haradinaj tregoi edhe si ka rrjedhur dinamika e ngjarjes. Sipas tij ballafaqimi i parë ka ndodhur në orën 3:10 të mëngjesit. Ka qenë një patrullë e zakonshme që është hasur me barrikadën e parë. “Mendoj se koha e mobilizimit dhe koha e arritjes në vendin e ngjarjes ka qenë në favor të policisë”, tha ai.

Ramush Haradinaj: Është vërtetë një sukses sepse nuk ka as të gërvishtur të popullit civil. Nuk ka asnjë dëm kolateral në shkëmbim zjarr dhe ka disa sulmues të vrarë, për 4 janë konfirmuar, por flitet për më shumë, por që janë fshehur trupat e tyre.

Blendi Fevziu: Janë vrarë me snajper Haradinaj? Ti e di më mirë sesa të tjerët.

Ramush Haradinaj: Distanca ka qenë e afërt. Është e mundur edhe me armë zjarri të gjata, por edhe me snajper.

Blendi Fevziu: Si shpjegohet që ky grupim u mbyll në një manastir? U mbyll për të shpëtuar apo ata kishin një plan?

Ramush Haradinaj: Mendoj se nuk kishin një urdhër të qartë veprimi në këtë situatë. Nuk kishin urdhër qartë veprimi në situatën e re të krijuar. Dikush, komanduesi i tyre që mundet nuk ka qenë në terren, pra në Beograd nuk u ka dhënë autorizimet e qarta të veprimit më tej. Rezultoi që ata nuk e aktivizuan të gjithë arsenalin e armëve që kishin.

banjske Ramush Haradinaj sulmi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.