Punimet për ndërtimin e rrugës Korçë-Tiranë po vazhdojnë me intensitet. Aktualisht ndërtimet po bëhen në lotin e 3 të aksin Qukës – Qafë Plloçë, një segment panoramik që kalon përmes Mokrës.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga punimet për këtë rrugë që do të shkurtojë distancën mes Korçës dhe Tiranës.
“Nga puna e përditshme në lotin 3 të aksit Qukës – Qafë Plloçë, një segment panoramik që shkurton distancën Korçë -Tiranë, duke kaluar përmes bukurive të Mokrës, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Kryeministri në postimin e tij në Facebook.
