Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kryegjyqtari i Sarandës nuk kalon vettingun, KPK: Nuk është i përshtatshëm

20:04 / January 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vettingu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dalë me një vlerësim negativ për të tre kriteret e vetingut – pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin, të gjyqtarit Alltun Çela – i cili nga viti 2008 drejton Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë. 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i udhëhequr nga Pamela Qirko si kryesuese, Genta Tafa relatore dhe Xhensila Pine anëtare, mbajti të premten në mëngjes seancën e parë dëgjimore për vitin 2019, ku i ftuar ishte gjyqtari Alltun Çela.

Çela është shortuar si subjekt i procesit të rivlerësimit në 15 janar 2018, për shkak të funksionit të tij në krye të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Si pjesë e procesit të rivlerësimit kalimtar, Komisioni ka administruar raportet për subjektin nga tre institucionet ndihmëse, përfshirë Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktin të Interesit, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

ILDKPKI ka sjellë një raport pozitiv mbi pasurinë e gjyqtarit Çela, por ky konstatim është përmbysur nga hetimi i thelluar i KPK-së, i cili ka konstatuar probleme të shumta me deklarimet e tij periodike dhe atë veting. DSIK ka dorëzuar një raport negativ për gjyqtarin Çela, duke nënvizuar se ky i fundit nuk është ‘i përshtatshëm’ për tu konfirmuar në detyrë, ndërsa vlerësimi i KLD-së për profesionalizmin e subjektit është ‘nën mesatar’.

Ndaj gjyqtarit Çela në KPK janë regjistruar një numër denoncimesh nga shtetas të ndryshëm, pjesë e të cilave janë vlerësuar të besueshme nga trupa gjykuese e KPK-së dhe për të cilat subjektit i është kaluar barra e provës.

Gjatë fjalës së tij në seancë dëgjimore, Çela ka tentuar të shpjegojë disa nga paqartësitë në lidhje me pasurinë e tij dhe ka kundërshtuar raportin e DSIK-së mbi pastërtinë e figurës, duke nënvizuar se ai nuk përmban prova.

Megjithë kundërshtitë e shprehura në seancë, gjyqtari Çela është shprehur se i pranon gjetjet e hetimit të KPK-së. Edhe pse këto gjetje kanë qenë gjerësisht negative në të tre shtyllat e rivlerësimit, ai ka kërkuar konfirmimin në detyrë si gjyqtar.

Vendimi i KPK-së për Alltun Çelën do të shpallet me datë 8 janar, ora 9:30. /BIRN

vetting
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fluks rekord në Rinas, Policia dhe Doganat shtojnë masat: Deri në 56 mijë pasagjerë në ditë

12:50 / July 21, 2026

Begaj pret ambasadorin e ri të Meksikës: Të forcojmë bashkëpunimin ekonomik, kulturor dhe turistik

12:36 / July 21, 2026

Tragjedi në Radhimë, humb jetën një turiste finlandeze gjatë zhytjes

11:44 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.