Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën këtë të mërkurë në fshatin Pyrgetos të Larisës.
Sipas informacioneve të mediave greke, 39-vjeçari ishte duke punuar në një çati, teksa ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga lartësia.
Autoritetet po kryejnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të tragjedisë.