Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Çollaku: Kujdes me akuzat, se ndodh që atij që i thoni peng e bëni kryetar. Tabaku: Kam 2 vite që…

13:01 / October 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
collaku tabaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetari dhe deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku tha se ndihet i turpëruar për situatën brenda familjes politike që zhvendoset dhe në Parlament. Ndërsa pati edhe një këshillë për deputetët e PD, ku u kërkoi të jenë më të rezervuar me sulmet dhe akuzat, pasi ndodh që atij që i thonë peng, e marrin dhe e bëjnë kryetar grupi pastaj.

“Por ju prej një ore keni të drejtë. Ne ju kemi ofruar një spektakël gratis. Dhe unë jam personalisht i turpëruar që nuk kam mundur ta ndalë këtë situatë brenda familjes tonë politike dhe i turpëruar edhe para atyre që na kanë votuar, të gjitha palëve. I dashur kolegu im, i dashur Flamur, nuk ka faj fare Elisa as këta, përderisa ne këtu kemi dy vite që shahemi, fyhemi dhe sulmojmë njëri-tjetrin. Peng një palë dhe peng pala tjetër. Dhe këtë debat nuk duhej t’ua kishim ofruar këtyre, kundërshtarëve tanë politikë, sepse pastaj përfundojmë që na lënë njerëzit në rrugë. Dhe si 14 maji, përfundojmë në Kukës dhe mund të ndodh edhe më rëndë në rast se nuk arrijmë pjekurinë politike për ta vetëpërmbajtur fjalët, sulmet dhe akuzat. Do të duhet mbajtur fjalët i dashur miku im Flamur, se ndodh që atij që i thua peng prej 6 muajsh, merr dhe e bën kryetar grupi pastaj”, u shpreh Çollaku.

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku teksa mori fjalën pas Çollakut, tha se sherri brenda PD-së është pikërisht ajo që maxhoranca kërkon. “Për tiu përgjigjur edhe shqetësimit që ngriti kolegu im Collaku. Po Kreshnik kam dy vite që e kërkoj dhe më në fund po kemi pak common sens edhe ne, të mos i lëmë ata që të kënaqen me sherrin dhe debatin tonë. Se ne që rrimë e flasim këtu gjatë ditës, pastaj e kemi shumë të vështirë të flasim për njerëzit, ikin të gjithë ata. Mezi presin debatin dhe sherrin tonë dhe largohen pastaj sepse këtë presin që ne të zihemi me njeri-tjetrin dhe jo të flasim për njerëzit”, tha Tabaku.

jorida tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.