Në aksidentin që i ndodhi në muajin Tetor në Tropojë Eni Çobani nuk ishte vetëm në mjetin tip Audi Q5, atë e shoqëronte kushërira e vet, ministrja për dialog e Kosovës, Edita Tahiri.
Eni rrëfeu se e kuptoi që dicka nuk shkonte mirë me makinën; ajo si drejtuese mjeti prej shume vjetësh, e nuhati këtë gjë, ishte një problem frenash. Në momentet e rrëshqitjes, halli i saj më i madh ishte fakti që po përfshinte në këtë situatë të rëndë një njeri tjetër. “Edit, më fal“, kanë qenë fjalët e saj. “Aksidentin e kam harruar, por atë që më the“, ka rrëfyer vetë Edita.