Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Salianji: Mezi mbaj të qeshurën kur shoh Bashën. Ka një ngjashmëri të frikshme me një deputet me biçikletë

20:52 / October 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
salianji
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përplasja mes Lulzim Bashës dhe Gazmend Bardhi u bë kryefjala e punimeve parlamentare këtë të enjte. Me tone të larta, kryetari i PD-së, i kërkoi Kuvendit që të mos vonojë dhe ta njohë atë si kryetar të grupit parlamentar demokrat.

I ftuar në “Real Story”, deputeti Ervin Salianji ka deklaruar se i vjen për të qeshur kur shikon Bashën. Ai madje e ka krahasuar me ish-deputetin Selami Jenisheri, duke u shprehur se ka një ngjashmëri të madhe.

Salianji ka theksuar se nëse nuk do të bëhej fjalë për opozitën dhe për prishjen e balancave në këtë vend, mund ta komentonte gjithë kohën duke qeshur.

“Kam përshtypjen që unë mezi e mbaj të qeshurën kur e shoh. Pra, një personazh butaforik, për fat të keq, një njeri që ka marrë çdo gjë nga demokratët dhe PD, sot një personazh që nuk i vlen as PS që ky do t’i shërbej. Ishte me një gjuhë shumë të ashpër sot, sidomos edhe ky serioziteti e bën dhe më të fortë në qendrimet ndaj qeverisë, por nuk i duhet qeverisë. Pra, më kujton disa deputetë të sanksioneve të kaluara kur ne lajm mandatet që reagonin po me forcë, ka një ngjashmëri të frikshme me njërin prej tyre, ishte një deputet me biçikletë që ka dal tani dhe thotë ‘jam trajner i kombëtares’, pra për analogji ky thotë jam trajner i PD.

Ai thotë do ta mund Çekinë se kam ca metoda të reja, ndërsa ky thotë do ta mund Ramën, jo vetëm Ramën, Metën dhe të gjithë ne të tjerë me radhë. Nëse nuk do të bëhej fjalë për opozitën dhe për prishjen e balancave në këtë vend, padyshim që mund ta komentonim gjithë kohën duke qeshur këtë personazh. Fatkeqësisht, çështja është më shumë se serioze se është prishur një nga kolonat më të rëndësishme të opozitës për mendimin tim. Opozita është në gjendje të keqe për shkak të keqpërdorimit që i bën ndihmësqeveritari Lulzim Basha, sepse nuk bëhet dot qeveritar se nuk ka për t’u pranuar se nuk është se ka ndonjë peshë reale”, u shpreh ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Jo deputetët, vetëm protestuesit”/ Studentët krijojnë kordon për të penguar demokratët

14:13 / October 31, 2026

Deputetët e PD-së afrohen pranë Ministrisë, studenti kërkon që të largohen: Rama në burg, Berisha në burg

13:54 / October 31, 2026

Protesta kombëtare e PD, vetëm një grup militantësh para kryeministrisë

13:35 / October 31, 2026

Protesta e thirrur nga PD, nis marshimi nga selia blu drejt Kryeministrisë, me në krye Flamur Nokën

13:01 / October 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.