Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Procesi i Berlinit dhe ministeriali përgatitor që solli Ministren e Gjermanisë për herë të parë në Tiranë

12:29 / October 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1696587830 annalenabaerbock
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Procesi i Berlinit është një nismë diplomatike, e inicuar nga ish-kancelarja Angela Merkel në gusht 2014 për ti dhënë impulse të reja dhe përshpejtuar ritmet e hyrjes së Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Lufta e Rusisë në Ukrainë e ka shndërruar në një prioritet gjeo-strategjik të BE përshpejtimin e ritmeve te procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor.

Nisma e Procesit të Berlinit synon arritjen në këto vende të standardeve, normave dhe praktikave të BE-së. Me Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Shqipërinë ndërkohë po zhvillohen bisedimet e antarësimit. Bosnje-Hercegovina konisderohet si kandidate për antarësim ndërsa Kosova si kandidate e mundshme për antarësim.

Sot në Tiranë mbahet një takim përgatitor për samitin e radhës së këtij procesi mes ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor (BP) dhe ata të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit. Në Tiranë ndodhet për herë të parë edhe ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock e cila do të konsultohet në Tiranë mbi perspektivën e afrimit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Baerbock, nga partia Të Gjelbërit, para nisjes për në Shqipëri bëri thirrje që të gjitha palët duhet të intensifikojnë angazhimin për afrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. “BE-ja duhet ta mbajë fjalën e dhënë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të çojnë përpara reformat e nevojshme”, deklaroi Baerbock. Ky samit po mbahet në sfondin e një e ashpërsimit të tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës pas sulmit në veri më 2 shtator ku u vra dhe një pjesëtar i policisë së Kosovës.

Sot nga Tirana, ministrja e jashtme gjermane Baerbock shprehu shqetësimin se këto tensione rrezikojnë procesin e Berlinit dhe i bëri thirrje Serbisë të tërheq trupat nga kufiri. Takimi i radhës i Procesit të Berlinit do të mbahet më 16 tetor në Tiranë. Për herë të parë mbahet një samit i procesit të Berlinit në një vend të Ballkanit Perëndimor.

procesi i berlinit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.