Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Shkrihen” akujt, Rama pret në zyrë ministrin e Jashtëm grek 

21:50 / October 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1696619560 edirama23
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një kohë kur marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë kanë qenë të akullta për shkak të arrestimit të kryebashkiakut në detyrë, Fredi Belerit, kryeministri Rama ka pritur sot delegacionin grek në një takim. Në disa foto që kreu i qeverisë ka ndarë në Facebook, Rama shihet në praninë e Ministrit të Jashtëm grek Giorgos Gerapetritis.

Ky i fundit ndodhet në Tiranë në kuadër të samitit të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor.

Takimi vjen në kulmin e tensioneve mes Tiranës dhe Athinës për shkak të arrestimit të Belerit.

Athina zyrtare ka bërë thirrje që Beleri të lejohet të betohet, gjuha e tyre ka qenë e ashpër, ku shpesh herë kryeministri Rama është akuzuar se kontrollon institucionet e drejtësisë. Qeveria shqiptare nga ana tjetër ka thënë se nuk ndërhyn në punët e gjyqësorit dhe se fjalën e fundit e jep vetëm drejtësia.

Ferdi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Për çështjet e tij është angazhuar edhe qeveria greke e cila e quan arrestimit e tij të paligjshëm e politik. 

image 9

ambasadorin grek Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.