Gjykata e Posaçme ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit, Fran Tuci për “shpërdorim detyre”.
Tuci i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 234 milionë lekë me tenderin e një rruge.
Për këtë çështje ra në pranga edhe administratori i njësisë Iballë në Pukë, ndërsa u shpall në kërkim pronari i kompanisë që kreu punimet pa leje, pasi ka shkatërruar zonën e pyllëzuar.
Tucit i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike edhe për 5 vjet.