Ekspertiza mjeko-ligjore për vdekjen e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në një klinikë dentare në Tiranë e identifikon rastin si “vdekje e papritur nga shkaqe të panjohura më parë”.
Familjarët e të miturit hodhën akuza të forta se shkak i kësaj tragjedie ishte mbidoza e anestezisë që dentisti kishte përdorur.
Megjithatë, pritet që shkaku i saktë i humbjes së vogëlushit të përcaktohen në vijim, ndërsa hetimet ndaj mjekut dhe klinikës dentare vijojnë.
3-vjeçari Brian Spahiu vdiq në reanimacionin e pediatrisë më 1 tetor, 3 ditë pas kreu ndërhyrjen kirurgjikale te dentistja Ina Xhaxho për mbushjen e 14 dhëmbëve. Ka qenë babai i saj, Roland Xhaxho që ka kryer anestezinë dhe të dy janë nën hetim, ndërsa Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet.