Banesa dhe lokali i Gëzim Çelës, ish-oficer policie, i njohur ndryshe si “baroni i drogës”, u rrethuan sot pas një megaoperacioni të zhvilluar në Fushë Kuqe nga Policia e Shtetit dhe SPAK, aksion i cili është shtrirë paralelisht edhe në qytete të tjera kryesore të vendit.
Kush është Gëzim Çela?
Çela është i njohur si “bosi i trafikut të drogës” që vinte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve Perëndimore.
Në vitin 2015, Çela akuzohej për trafik ndërkombëtar kokaine.
Në vilën e tij në Fushë Kuqe u gjet një sasi prej 18 kg kokainë.
Në qershor të vitit 2014 policia shqiptare dhe ajo kosovare shkatërroi një grup të strukturuar kriminal, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drej Europës Perëndimore, përmes edhe territorit shqiptar.
Çela ka dalë nga burgu disa vite më parë me argumentit se ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Më pas, ai u arrestua se kishte falsifikuar kartelën mjekësore dhe u la në “arrest shtëpie”.