Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Baroni i drogës, i përfshirë në fushata elektorale”, Artan Hoxha zbulon kush është koka e një prej grupeve që u godit nga policia

22:07 / October 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
artan hoxha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Artan Hoxha ka shpjeguar se kush është Gëzim Çela, koka e një prej grupeve kriminale të goditura gjatë megaoperacionit të sotëm, ku mori pjesë edhe Frontex dhe Guardia di Finanza. 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha se ndërkombëtarët u përfshinë për shkak se dyshohet se bëhej fjalë për 2.5 ton kokainë.  Gazetari shpjegoi “karrierën” kriminale të Çelës dhe pse ka marrë titullin “baroni i drogës”. 

“Gëzim Çela ka histori të gjatë me ligjin në Shqipëri. Është akuzuar edhe si ish shoqërues i kryeministrit të majtë në atë kohë, është akuzuar nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni, trafik lëndësh narkotike dhe vrasjen e dy karabinierëve italianë. Grupi kishte 14 shqiptarë, 4 italianë dhe një ukrainas. Ai u arrestua në Shqipëri, ishte dënuar në vitin 2003 me 11 vite burg. U konvertua në Shqipëri dënimi dhe arriti ta bindë gjykatën që vuante nga sëmundje e pashërueshme. Për këtë shkak gjykata e liroi. Pasi doli nga burgu, nuk u kap më.

Në 2006, ky u dënua me 6 vite burg për trafik heroine. Ka dalë nga burgu në shtator 2012. Turqia e ka sjellë në Rinas. Sapo ka ardhur e ka arrestua drejtësia shqiptare. Nuk e di në çfarë rrethanash doli, por doli.

Ky personazh, edhe emrin e ka baroni i drogës dhe i ka shpëtuar drejtësisë. Gëzim Çela ka qenë efektiv i forcave speciale. Është dënuar në Itali, Turqi, Shqipëri dhe doli.

Në 2014, bëhet një operacion tjetër, u kap 7kg kokainë. Ai ishte korrieri që e transportonte nga laboratori në Kosovë, në laboratorin në Fushë Kuqe. Në Kosovë u kap kimistja, “tezja e kokainës”. Në Shqipëri, gjatë kontrollit që u bë në banesën e Çelës, u gjet heroinë, kanabis, lëndë kimike që përdoret për kokainën. U akuzua se kishte krijuar rrjet që niste nga SHBA, Turqi, Kosovë. Kishte laborator në Shqipëri dhe në Kosovë.

Ky ka qenë i specializuar për trafikun e heroinës, gjatë rrugës është futur edhe te kokaina. Çela është dënuar me 18 vite burg, por nuk është kapur, ka vijuar aktivitetin e tij. Ai ka qenë i përfshirë në fushata elektorale. Ka qenë në një vaki, me shumë njerëz atje. Është njeri me shumë lidhje të forta, prandaj ka qenë i vështirë për tu kapur”, tha ndër të tjera Hoxha. 

Artan Hoxha baroni gezim cela
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.