Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vendoset lapidar dhe një shqiponjë në vendin ku u vra grabitësi i lekëve në Rinas

22:29 / April 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
385877 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Grabitja e 9 prillit në aeroportin e Rinasit vijon të jetë temë e diskutimeve për banorët e zonës së Tapizës.

Hashimi, banor autokton pohon se në fshatin e tij po ndodh një fenomen i çuditshëm. Shumë banorë dyshojnë se thasët me para që u grabitën brenda pistës së Rinasit, mund të jenë fshehur ndërmjet, fshatit Tapizë dhe Niklës.

“Nuk dilsha se për ato para, ata kanë lënë jetën. Unë thosha shyqyr se shpëtuan njerëzit, kjo zonë me gjithë ata armë vetëm një i vrarë. Ku t’i linin paret? Ne këtu jemi sikur me qenë në pus. Në radhë të parë shtet s’ka, disiplinë s’ka, rregull s’ka”, tha ai.

Zhurma e armëve të zjarrit vazhdon ta shoqërojë Hashimin dhe sot e kësaj dite.

“Ishalla po qetësohet gjendja se edhe ne me thënë të drejtën atë ditë janë torturuar gratë dhe kalamajtë. Gati 200 fishekë… se kush a grabitësit, a policia? Ka plas lufta, duke u tall me njerëzit e mi. Unë i dëgjoja armët, por bëja sikur nuk dëgjoja gjë për t’i fiksuar ato”, tha ai.

Kurse Endri nuk beson shumë tek fjalët se paratë e grabitura janë fshehur në zonën e tyre.

“Ka qenë policia afër atyre derisa ndodhi dhe shkëmbimi i zjarrit. Normalisht që s’ka lidhje me zonën tonë. Janë larguar dhe janë fjalë”, tha ai.

Ndërsa në vendin ku u vra Murataj është ngritur lapidar. Në mes së pllakatës së mermertë, të vendosur aty në përkujtim të tij, qëndron një shkronjë A, që nënkupton emrin e të ndjerit.

Pas grabitjes së dytë brenda pistës së Rinasit, forcat e Policisë Ushtarake janë pozicionuar në të gjitha pikat e nxehta, nga ku ishte thyer siguria e objektit të rëndësisë së veçantë.

385876

Murataj rinas
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.