Sara Hoxha, përmes një videoje në “Instastory”, iu ka kthyer përgjigje ndjekësve që e kanë pyetur përse duket e mërzitur.
“Më shkruajnë shumë veta pse dukem e mërzitur dhe së fundmi pashë një video në TikTok e cila shpjegon pse unë dukem e mërzitur. Aty e ka shpjeguar vajza shumë mirë. Kam bërë botox sipër buzëve, që quhet “gummy smile” në mënyrë që kur të qesh mos të më duken mishrat e dhëmbëve. Më kanë pas dalë më parë dhe tani nuk më dalin më. E di, më kanë ndryshuar shumë pamjen. Nuk besoj se do e bëj më, por nuk premtoj. Më kanë tallur shumë njerëz, sidomos njerëzit e familjes që nuk ndalojnë, kanë 2 javë që më tallin. Por ka filluar të zbutet”, ka thënë Sara.
“Gummy Smile” është termi që përdoret për të përshkruar fenomenin e shfaqjes së tepruar të mishrave të sipërm të dhëmbëve gjatë buzëqeshjes.