Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Dita e “fjongos jeshile”, është rritur me 50% numri i të prekurve nga depresioni dhe ankthi

21:10 / October 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
f jeshile
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

10 Tetori është Dita Botërore e Shëndetit Mendor. Askush nuk është imun nga problemet e shëndetit mendor.

Burra, gra, fëmijë, adoleshentë, të pasur e të varfër, të pushtetshëm apo të papunë, të shkolluar ose jo, e rëndësishme është të kërkosh ndihmë. Referuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë në botë 1 në 8 persona vuajnë probleme të shëndetit mendor. Ndërsa përsa i përket vendit tonë, pas tërmetit të 2019-tës dhe pandemisë së Covid 19, numri i personave që kërkuan ndihmë u rrit në mënyrë të ndjeshme. Referuar INSTAT-it në 4 mujorin e parë të vitit 2022, u rrit me 50 % numri i të prekurve me ankth dhe depresion.

“Në 4 vitet e fundit është rritur numri i profesionistëve të atashuar në të gjitha hallkat ku qasen qytetarët. Ka psikologë që nga çerdhet, kopshtet, shkollat, Qendrat e Shëndetit Mendor, Qendrat Spitalore dhe së fundmi edhe nëpër ambulancat e lagjeve që është porta e parë e pritje së pacientit. Ne vendosëm që në këtë ditë të ekspozojmë Fjongon Jeshile, që është edhe simboli i kësaj dite, në disa nga linjat kryesore të autobusëve të Tiranës, si linja e Porcelanit, ajo e Kombinatit dhe e Unazës. Pikërisht për faktit që këto linja përdoren nga shumë njerëz të thjeshtë që nuk duhet t’u mungojë informacioni dhe shërbimi. Është një mënyrë për të sensibilizuar që të kthehen sytë nga shëndeti mendor“, thotë Valbona Treska, Urdhri i Psikologëve të Shqipërisë.

“Te ne ka akoma është tabu, frikë dhe paragjykim që të shkohet tek specialisti i shëndetit mendor. Në Itali ku unë jetoj shkojmë pa problem fare, pasi është gjëja më e bukur. Lehtëson shpirtin dhe rimerr fuqitë për të përballuar ngarkesën e jetës“, shprehet një qytetar.

“Unë nuk kam shkuar ndonjëherë tek psikologu, pasi kam punuar fort me veten. Por nuk ka asnjë problem që kur ndihesh i dobët dhe i brishtë, të kërkosh ndihmë. Sikurse shkojmë tek kardiologu, mjeku i veshkave, i syve, i mushkërive, shkohet edhe te psikologu”, thotë një tjetër.

depresioni DITA fjongos jeshile
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.