Alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare do të dominojnë orët e para të ditës. Mesdita do të sjellë zhvillim të vranësirave në rajonin verior dhe jugor duke gjeneruar shira afatshkurtër.
Por pasditja dhe nata do të largojnë vranësirat nga vendi duke iu rikthyer sërish kthjellimeve. Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rritje sjell mesdita duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 6 deri në 23 gradë Celcius.
